goditi policin me veture gjate tentatives per tu arratisur ne automjet kishte marihuane ndersa ne shtepi hashash 6b0acf6660509

Goditi policin me veturë gjatë tentativës për t’u arratisur – në automjet kishte marihuanë, ndërsa në shtëpi hashash

November 28, 2026
1 minut lexim
pol 11

Një 23-vjeçar nga Shkupi përballet me kallëzim penal për prodhim dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike, si dhe për sulm ndaj personit zyrtar, pasi gjatë një kontrolli policor goditi me veturë një polic.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 17 nëntor, në rrugën „Bllagoja Stefkovski“ në Shkup, policia ndaloi një veturë të tipit „Seat Leon“, të drejtuar nga T.A. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Më pas, i dyshuari ndezi veturën dhe goditi një punonjës policie, ndërsa më vonë edhe një automjet të parkuar.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, policia gjeti dhe konfiskoi edhe hashash.

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj 23-vjeçarit për të dyja veprat penale.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brooklyn beckham ndan momente te vecanta me bashkeshorten nicola peltz 6b0ac55755ba3
Lajmi i mëparshëm

Brooklyn Beckham ndan momente të veçanta me bashkëshorten Nicola Peltz

shqiponja dykrenare valon ne komunen e kumanoves 6b0acfd183e31
Lajmi i radhës

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Të fundit nga

ShkoLartë