Policia maqedonase realizoi me sukes një operacion të madh policor në Shkup në bashkëpujnim me homologë nga Holanda dhe Belgjika.
Sipas “INA”, në Maqedoni është goditur nëj organizatë e fuqishme kriminale ndërkombëtare.
Ky grup ushtron disa aktivitete të paligjshme në trafikun e drogës, armëve dhe grabitjes së sendeve të çmuara prej floriri.
Deri më tani, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka dhënë informacione në rrugë jozyrtare, ndërsa pritet që të dhënat e operacionit të publikohen në vijim.