Goditën policin dhe i morën armën, një i arrestuar dhe një i ndjekur penalisht në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dy persona janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, si pasojë e një konflikti të çastit.  Dy të rinjtë E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz, kanë goditur një polici jashtë detyrës, i kanë marrë armën dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Ai është arrestuar, ndërsa 33-vjeçari po ndiqet penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spanjë, mijëra persona marshojnë në mbështetje të Palestinës

Story i radhës

Sindikata e punëtorëve të KEK-ut paralajmëron protestë për nesër

Të fundit nga