Goditën me shkop fqinjin 78-vjeçar në Durrës, arrestohet 27-vjeçarja dhe nën hetim e ëma

Një 27-vjeçare është vënë në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar një të moshuar në lagjen nr.1 në Durrës.

Së bashku me nënën e saj 53-vjeçare E.M për motive të dobëta, kanë goditur me shkop fqinjin e tyre 78 vjeç.  53-veçarja po ndiqet penalisht.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe autorët që kanë vjedhur një motomjet në lagjen nr.17 në Durrës. Të arrestuar janë shtetasit D. Ll., 35 vjeç dhe M. L., 41 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. R., 35 vjeç, të tre banues në Laç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trençevska: Vetëm me bashkëpunim ndërsektorial do ta parandalojmë femicidin si akt më të rëndë të dhunës ndaj grave

Story i radhës

Shumë Interesante – Mësoni Sinjalet e Ëndrrave për Shëndetin Tuaj

Të fundit nga