Godet rrufeja, digjen katër shtëpi në Prilep

1 minut lexim

Gjatë stuhisë së djeshme në Prilep, rrufeja ka goditur një shtëpi dhe ka shkaktuar zjarr…

Gjatë stuhisë së djeshme në Prilep, rrufeja ka goditur një shtëpi dhe ka shkaktuar zjarr, i cili më pas është përhapur në tri shtëpi fqinje. Zjarri ka rënë rreth mesnatës në rrugën Kozara dhe katër shtëpitë janë djegur plotësisht.

Ekipet në Prilep kanë intervenuar menjëherë me 4 vetura dhe 17 zjarrfikës dhe kanë luftuar për shuarjen e zjarrit, deri në orën tre të mëngjesit. Fatmirësisht përvec dëmeve material, nuk ka persona të lënduar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama: Ndryshojmë rajonin me Ballkanin e Hapur, jemi baza politike e SHBA

Story i radhës

Xhaferi: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi më të discipinuarit dhe më të rregullt në Kuvend

Të fundit nga