Serge Gnabry është shumë afër dakordimit me skuadrën e Bayern Munich për vazhdimin e kontratës.
Përkundër që u përfol gjatë se lojtari mund të ndërrojë ambient, duket se gjermani nuk mendon kështu.
Chelsea u interesua shumë për t’i siguruar shërbimet e anësorit, por vetë lojtari e hodhi poshtë një lëvizje të tillë.
Të gjithë zërat që e largonin lojtarin nga “Allianz Arena” arsyetim kryesor e kishin mosmarrëveshjen që palët kishin në lidhje me pagën që kërkonte lojtari.
Gjithsesi, sipas Kicker, kjo situatë duket se po shkon duke u qetësuar, me lojtarin e vendosur për të qëndruar.