Gledis Nano rrëfen veprimet e policisë për prishjet te “5 maji”: Si u kërcënua kryetari i Bashkisë Erion Veliaj

I thirrur nga Komisioni i Ligjeve për të deklaruar në lidhje me prishjen e banesave te “5 Maji”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, bëri një rezyme të shkurtër të veprimeve të forcave të policisë, ditën e prishjes së banesave.

Nano u shpresh se forca e përdorur nga uniformat blu ka qenë proporcionale me kundërshtinë e banorëve ndaj Policisë së Shtetit.

Kryepolici bëri me dije gjithashtu se janë shoqëruar në komisariat 5 persona të cilat kanë kundërshtuar forcat e policisë, njëri prej të cilëve ka kërcënuar kryebashkiakun Erion Veliaj gjatë një interviste televizive.

“Nga Inspektoriati i Bashkisë Tiranë është kërkuar mbështetje nga komisariati numër 4 me qëllim shmangien e incidenteve gjatë prishjes së banesave të prekura nga projekti te “5 maji”. Shërbimet policore janë instruktuar nga drejtuesit që të jenë të kujdesshëm. Ato janë vendosur në zonë në orën 07:00. Gjatë prishjes së banesave ka pasur veprime nga disa banorë, të cilët nuk lejuan mjetet e IMT-së, si dhe tentuan t’i vendosnin flakën një mjeti, duke rrezikuar jetën e banorëve të tjerë. Në këto kushte janë shoqëruar 5 persona, të cilët kundërshrtuan me dhunë forcat e policisë.

Gjatë shoqërimit është përdorur forcë proporcionale ndaj reagimit të kundërshtimit të tyre. Këta shtetas janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë pas veprimeve roceduriale.

Këta shtetas kanë kundërshtuar policisnë e shtetit për haphjen e rrugës dhe se në një intervistë për media shtetasi Elson Marku ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Në komisariatin e policisë ka ardhur një denoncim nga një operator, i cili pretendon se është dhunuar nga forcat e policisë. Materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës dhe për këtë rast u nis një procedim penal”, tha Nano.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Речиси 2.000 новозаразени со коронавирусот, во изминатиот ден починале 22 пациенти

Story i radhës

Test personaliteti/ Grupi juaj i gjakut tregon se kush jeni në të vërtetë

Të fundit nga