Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar mbi 150 tonë ndihma humanitare në Libi

min lexim

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar mbi 150 tonë ndihma humanitare në Libi ku ndodhi fatkeqësia e përmbytjes, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke thuhet se ekipet që kanë mbërritur në rajon pas përmbytjes në Libi, vazhdojnë të ofrojnë kontribut për punimet e ndihmës.

Familjet e prekura nga përmbytja janë vizituar dhe janë përcaktuar nevojat e tyre, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se Gjysmëhëna e Kuqe Turke e cila dërgon në rajon paketat e ndihmës, ka dhënë mbështetje edhe për ekipet e kërkim-shpëtimit.

Më tej vihet në dukje se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka ofruar ushqime të ngrohta me mjetin e lëvizshëm të ushqimit që ka dërguar në rajon.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke për të prekurit në Libi dërgon me avion dhe anije ndihmat e mbledhura nga populli dhe deri më tani ajo ka dërguar në rajon rreth 150 tonë ndihma humanitare, përfshirë ushqime, produkte higjiene, veshje, strehimi si dhe produkte të tilla si maska, elektrikë dore, mjete komunikimi, qiri, bateri, pajisje e transportueshme karikimi dhe çanta për trupat e viktimave.

Gjithashtu është ofruar mundësia e komunikimit të pandërprerë përmes sistemit të komunikimit satelitor në mjetin e lëvizshëm të komunikimit të pajisur plotësisht.

Nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke e cila ka filluar fushatën e ndihmës për rajonin me sloganin “Dorë për dore për Libinë në ditë të vështira”, njoftohet se janë përgatitur 78 tonë produkte të ndihmës që do dërgohen me 5 anije të cilat përfshijnë batanije, pako ushqimore, produkte higjienike, ushqime të konservuara, çanta gjumi, gjeneratorë, veshje dhe ushqime fëmijësh.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon të prekurit në koordinim me Gjysmëhënën Libiane dhe ajo do të vazhdojë punimet në fjalë.





Story i mëparshëm

Koha po mbaron, Shqipëria nuk do të ketë 5G as në 2023

Story i radhës

Nuk respektoi semaforin dhe bëri parakalim të gabuar, shoferi gjobitet me 60 mijë lekë në Tiranë

Të fundit nga