Gjysma e miqve nuk ju konsiderojnë mik, pohon studimi

min lexim

Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore PLOS One zbulon se ne as nuk e dimë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë!

Vetëm 50 për qind e miqësive janë miqësi të vërteta, që do të thotë se vetëm gjysma e miqve tanë nuk na konsiderojnë miq.

Në hulumtim morën pjesë 84 studentë të moshës 24-38 vjeç. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se shumica e njerëzve supozojnë se dikush që ata e konsiderojnë mik i konsideron gjithashtu një mik. 94 për qind e pjesëmarrësve në hulumtim prisnin që njerëzit që i identifikuan si miq do t’i renditnin në të njëjtën mënyrë.

Studiuesit zbuluan se pothuajse gjysma e miqësive nuk ishin në të vërtetë reciproke. Edhe pse është vetëm një studim i vogël, rezultatet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që kanë të bëjnë me miqësitë. Një sondazh i vitit 2011 tregoi se 45 për qind e miqësive janë të ndërsjella, ndërsa një sondazh i vitit 2005 tregoi se vetëm 34 për qind e miqve mendojnë në të njëjtën mënyrë për njëri-tjetrin.

“Njerëzve nuk u pëlqen të dëgjojnë se njerëzit që i konsiderojnë miq nuk mendojnë kështu për ta”, tha Alex Pentland. Ai pretendon se kjo mund të lidhet me faktin se shumë nuk dinë të përcaktojnë se çfarë është në të vërtetë miqësia.

Psikologu evolucionar, Robin I.M. Dunbar, thotë se ka shtresa miqësie dhe shumica e njerëzve nuk janë në gjendje të mbajnë një numër të madh miqësish kuptimplote. Ka thjesht një sasi të kufizuar kohe dhe kapital emocional që mund të investojmë. Kjo është arsyeja pse ka vend vetëm për pesë llojet më intensive të marrëdhënieve.

Edhe pse mund të mendoni se keni shumë miq, cilësia e këtyre marrëdhënieve është e rëndësishme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrja Kushi shpreh angazhimin për forcimin e figurës së mësuesit me integritet ligjor dhe moral

Story i radhës

Çfarë po ndodhë? Zyrtarët e Putinit po vdesin një nga një në rrethana misterioze

Të fundit nga