UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin U21, Luksemburgu-Irlanda Veriore.
Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-Sur Alzette, gjyqtarin Kastratio do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën më 15 tetor me fillim në orën 20:30.
Burimi: botasot.info