perditesimi madhor 24h2 i windows 11 es le pas 9gb te dhena qe nuk fshihen dot 670cf89cf19ff

Përditësimi madhor 24H2 i Windows 11-ës lë pas 9GB të dhëna që nuk fshihen dot

October 14, 2024
1 minut lexim

Përditësimi vjetor i Windows 11-ës ka sjellë probleme të mëdha për shumë përdorues. Jo vetëm që janë ballafaquar me ekranin blu të vdekjes (BSOD) por gjithashtu kanë parë instalim të gabuar të driverave të Intel apo zhdukje të kursorit të mausit.

Por një detaj që mbase shumë pak e kanë vënë re është një direktori cache masive që lë pas ky përditësimi pasi instalohet, direktori e cila nuk fshihet dot dhe ka një kapacitet prej 8.63GB.

Në vetvete direktoria cache nuk përbën probleme se Windows gjithnjë e krijon një të tillë gjatë instalimit të përditësimeve dhe shërben si një hapësirë e përkohshme për mbajtjen e të dhënave të instalimit.

Ajo që nuk konsiderohet normale është pamundësia për të fshirë cache pasi përditësimi është aplikuar. Sipas Windows Latest, çdo përpjekje për të fshirë cache përmes Control Panel është e pasuksesshme.

Edhe metoda të tjera të fshirjes së saj dështojnë. Mund të fshihet vetëm nëse bëni një instalim nga e para të Windows.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

gjyqtaret e kosoves do ta ndajne ne nje ndeshje te rendesishme nderkombetare 670cf7358be64
Story i mëparshëm

​Gjyqtarët e Kosovës do ta ndajnë në një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare

image 3
Story i radhës

СРЕЌНИ ВЛТ ПРИКАЗНИ: 7.611.459 ДЕНАРИ ОСВОИ ВЛТ ИГРАЧ ВО СТРУМИЦА

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë