Gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së – Prokuroria me kërkesë që të dëgjohet ATK-ja dhe Dogana si palë e dëmtuar

December 10, 2024
min lexim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën është mbajtur seanca ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve.

Në këtë rast, dy ish-inspektorët e ATK-së, Ramadan Ibishi e Selatin Hoxha, akuzohen për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Bashkë me ta, për ndihmë në zbulim të fshehtësisë zyrtare, akuzohet edhe Fisnik Ibishi, ndërsa, për organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm akuzohen Skender Fetaj, Ramadan Latifi, Driton Haxhija, Arian Kastrati, Burim Ismajli.

Në seancën e sotme ishte e paraparë që të mbahen fjalët përfundimtare, mirëpo të njëjtat nuk u paraqitën, kjo për shkak se prokurorja Arbëresha Raça-Shala ka kërkuar nga gjykata që para fjalës përfundimtare të deklarohen në cilësinë e palës së dëmtuar ATK-ja dhe Dogana, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ashtu siç ju kam njoftuar edhe me kërkesë email e datës 12 nëntor 2024, dhe duke ju referuar poashtu edhe kërkesës/shkresës së prokurorit paraprak i cili edhe e ka ngritur aktakuzën, kërkoj nga Gjykata që para se të dëgjohet fjala përfundimtare e palëve, ta ftoj palën e dëmtuar ATK dhe Dogana që të deklarohet në cilësinë e palës së dëmtuar”, ka thënë prokurorja Raça-Shala.

Ky propozim i prokurores u kundërshtuar nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Ndërkaq, trupi gjykues, pas këshillimit, me aktvendim ka aprovuar kërkesën e prokurores Raça-Shala në lidhje me dëgjimin e ATK-së dhe Doganës si palë e dëmtuar.

Seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar në një datë tjetër.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 maj 2019, të pandehurit Skender Fetaj, .si pronar i biznesit “EGTK II” sh.p.k, Arian Kastrati dhe Driton Haxhija si menaxherë, në bashkëkryerje kanë organizuar ose marrë pjesë në organizimin e lojërave të fatit. Për këtë vepër akuzohen edhe Ramadan Latifi dhe Burim Ismajli. Latifi po akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Ramadan Ibishi dhe Selatin Hoxha akuzohen se në cilësinë e inspektorëve të lartë të Administratës Tatimore të Kosovës, në drejtorinë e lojërave të fatit, iu kanë vënë në dispozicion informatat që janë fshehtësi zyrtare të pandehurve Driton Haxhija dhe menaxherëve të tjerë, duke i njoftuar për aksionet e ATK-së, duke iu mundësuar t’iu ikin kontrolleve në mënyrë që të mos gjobiteshin. Kurse, Fisnik Ibishi, akuzohet se me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Ramadan Ibishi, në kryerjen e veprës penale “zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mexhiti: Ali Ahmeti duhet të tregoj se pse Artan Grubi ishte më i rëndësishëm se anëtarët e sinqertë të BDI-së

Story i radhës

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, Gazment Bardhi: Konfirmoi se qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues!

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë