gjykatat serbe nisin fushate kunder zyrtareve shqiptare ne lugine i akuzojne per shkelje te ligjit 6204251529570

Gjykatat serbe nisin fushatë kundër zyrtarëve shqiptarë në Luginë, i akuzojnë për shkelje të ligjit

February 9, 2022
1 minut lexim

Gjykata serbe në Vranjë ka nisur një seri thirrjesh ndaj zyrtarëve shqiptarë që kanë përdorur simbole shqiptare në Luginë. Nga shoqëria civile kjo fushatë konsiderohet si presion ndaj shqiptarëve.

Gjykatat serbe në Bujanoc dhe Vranjë kanë nisur një fushatë ftesash ndaj personaliteteve të caktuara shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët Prokuroria serbe i akuzon për shkelje ligjesh. Granit Sadriu, ish-drejtor i shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, është ftuar në Gjykatë me arsyetimin se ai ka shkelur ligjin derisa e ka lëshuar njërën nga sallat e këtij institucioni për manifestimin e ditës së flamurit kombëtar.

“Kjo për mua është shkelje e të drejtave të njeriut”, tha ai për RTK.

Nga ana tjetër departamenti special për luftimin e korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, ka ngritur një aktakuzë kundër deputetit shqiptar Shaip Kamberi, për tejkalimin e ndarjeve buxhetore kur ai ishte kryetar komune.

Me aktakuza për korrupsion po përballet edhe kryetarja aktuale e Preshevës, Ardita Sinani dhe ish-kryetari i Komunës në Preshevë, Shqiprim Arifi, të cilët po përballen në gjykatat serbe.

Fushatat e tilla të gjykatës dhe Prokurorisë serbe nga njohësit e rrethanave politike po konsiderohen tendencioze në kohën kur serbe ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare e në të cilat shqiptarët mendohet se do të marrin pjesë me një listë të përbashkët./RTK

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e verteta e lajmeve per humbjen e kujdestarise se femijeve te arjoles flet juristja nga tropoja 620423845ffec
Story i mëparshëm

E vërteta e lajmeve për humbjen e kujdestarisë së fëmijëve të Arjolës, flet juristja nga Tropoja

maqedonia e veriut ka shprehur interesim per blerjen e ilacit kunder kovidit
Story i radhës

Maqedonia e Veriut ka shprehur interesim për blerjen e ilaçit kundër kovidit “Paxlovid”

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë