Maqedonia e Veriut ka shprehur interesim për blerjen e ilaçit kundër kovidit “Paxlovid”

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot ka deklaruar se Maqedonia tashmë është në negociata për blerjen e ilaçit për kovid “Paxlovid”, por më pas saktësoi se ministria ka shprehur interesimin fillestar për t’iu bashkuar negociatave për prokurim.

“Tashmë jemi në negociata me prodhuesin Pfizer për blerjen e barit Paxlovid. Por është një proces. Për sa kohë presim të mbërrijnë pilulat, e njëjta përbërje është në formën e vaksinës. Njëjtë mbrojnë edhe vaksina edhe pilula. Nuk e kuptoj pse jo për vaksina, ndërsa pranohen ilaçet. Nuk shoh ndonjë ndryshim në mes tyre. Kemi shprehur interes fillestar që duam të hyjmë në negociata për prokurimin. Nuk mund të specifikojmë se kur do të jetë. Kemi vaksinë dhe nuk duhet të presim”, tha Sali.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykatat serbe nisin fushatë kundër zyrtarëve shqiptarë në Luginë, i akuzojnë për shkelje të ligjit

Story i radhës

Lëvizja BESA zgjedh kryetarin e degës së Çairit

Të fundit nga