gjykata vendos ne favor te qytetareve te decanit kerkon anulimin e lejeve per hidrocentralet e kelkos it 6470db035917b

Gjykata vendos në favor të qytetarëve të Deçanit, kërkon anulimin e lejeve për hidrocentralet e KELKOS-it

May 26, 2023
1 minut lexim

Gjykata Themelore ka marrë vendim në favor të qytetarëve të Deçanit, duke kërkuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Rregullatorit të energjisë anulimin e lejeve ujore dhe mjedisore për kompaninë KELKOS për tri hidrocentralet në Deçan.

Padia ishte ushtruar nga tre banorët e Decanit, Faton Selmanaj, Muharrem Lulaj dhe Xhavit Kuçi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe ndaj Zyrës së Rregullatorit të energjisë, ndërsa palë interesi ishte kompania KELKO-s. Padisë më pas i ishin bashkuar edhe OJQ Pishtarët nga Shpresa Loshaj dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLPS.

Në vendim thuhet se aprovohet në tërësi si e bazuar padia dhe kërkohet që të anulohet leja ujore për Hidrocentralin Belaja, ajo për hidrocentralin Deçani dhe Leja ujore për hidrocentralin Lumbardhi. Po ashtu kërkohet edhe anulimi i lejes mjedisore për hidrocentralin Belaja dhe Deçani.

Nëpërmjet vendimit kërkohet anulimi i vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për operim dhe licenca për prodhimin të energjisë për HC Deçani dhe Lumbardhi.

MARKETING

RENT A CAR

perplasjet e dhunshme ne veri te kosoves komandanti i kfor it takohet me kurtin 6470da919d416
Story i mëparshëm

Përplasjet e dhunshme në veri të Kosovës, Komandanti i KFOR-it takohet me Kurtin

blinken vizite ne shtetet nordike 6470dbf764db7
Story i radhës

Blinken, vizitë në shtetet nordike

Të fundit nga

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë