Ndryshe nga ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj, ish presidenti i vendit Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë pas xhamit të qelqtë në sallën e Gjykatës së Posaccme, për tu gjykuar për tre vepra penale.
Kërkesa e tij e përsëritur për të qëndruar pranë mbrojtësit ligjor Kujtim Cakrani dhe jo i izoluar pas një kafazi nuk u mor parasysh as nga trupa e re gjykuese, në senacën e parë në themel që u zhvillua ndaj tij, tashmë në një proces me procedurë të zakonshme.
Trupa e gjyqtarëve Erjon Bani, Rudina Palloi dhe Marinela Osmani pasi u tërhoqën 90 minuta në dhomë këshillimi, vendosën rrëzimin e kërkesës me argumentin se qëndrimi në ambientin ndarës prej xhami, nuk cënon të drejtat procedurale, nuk krijon pengesë në komunikim me mbrojtësin dhe nuk cënon prezumimin e pafajësisë.
I ashpër ishte reagimi i avokatit të Metës, pasi e cilësoi të patolerushme mbështetjen e vendimit në dy kazuzse, të Rusisë dhe Ukrainës. Cakrani i cilësoi cinikë gjyqtarët, ccka solli edhe ndërhyrjen e këtyre të fundit.
Madje edhe vetë Ilir Meta i tërhoqi vëmendjen mbrojtësit të tij ligjor, duke i kërkuar të qetësohet dhe të ndjekë shkallën e dytë të gjyqësorit për të ushtruar ankim.
Togat e zeza nuk pranuan as kërkesën e mediave për të transmetuar drejtëpërdrejtë procesin gjyqësor, edhe kjo një kërkesë e përsëritur që rrëzohet.
Prokuroria e Posaccme po lexon kërkesën për gjykim ku më pas do t’i përcjellë trupës gjykuese listën e personave që do të thirren dëshmitarë në këtë proces. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe nga dy të pandehurit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi që po gjykohen të ndarë, me gjykim të zakonshëm, të dyshuar nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.
Burimi: botasot.info


