gjykata miratoi aktakuzen ndaj shoferit qe perplasi per vdekje frosinen 680b659f13743

Gjykata miratoi aktakuzën ndaj shoferit që përplasi për vdekje Frosinën

April 25, 2025
1 minut lexim

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës ka miratuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore Publike kundër të dyshuarit Vasil Jovanov për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi në janar të këtij viti në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup, në të cilin humbi jetën Frosina Kulakova, njofton Gjykata Penale Themelore Shkup.

“Njoftojmë opinionin se Këshilli për vlerësimin e aktakuzës KA MIRATUAR aktakuzën e Prokurorisë Themelore Publike me nr. KO 271/25 të datës 27.03.2025 kundër të dyshuarit V.J. për veprën penale ‘Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion’ sipas nenit 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal, lidhur me aksidentin nga janari 2025 në bulevardin Partizanski Odredi në Shkup, në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja F.K.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Penale.

Me aktakuzën e miratuar është formuar lënda penale me nr. K.780/25, e cila do t’i caktohet më tej një gjykatësi për gjykim sipas sistemit AKMIS. Kur të caktohet data për seancën kryesore, palët dhe opinioni publik do të njoftohen më tej.

Sipas aktakuzës, më 29 janar 2025, Vasil Jovanov, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91 km/h në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup. Në një vijë kalimi për këmbësorë, në dritë të kuqe për automjetet, ka goditur Frosina Kulakova, e cila po kalonte në të gjelbër për këmbësorët. Si pasojë e goditjes së fortë, Frosina ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas këtij rasti janë mbajtur disa protesta në Shkup dhe Negotinë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

vlen ulen cmimet familjet kursejne gati 2 000 denare ne muaj 680b659b78286
Story i mëparshëm

VLEN: ulen çmimet! Familjet kursejnë gati 2.000 denarë në muaj!

pese paciente kthehen nga trajtimi ne serbi jashte vendit mbeten te hospitalizuar 33 paciente 680b65a26933a
Story i radhës

Pesë pacientë kthehen nga trajtimi në Serbi, jashtë vendit mbeten të hospitalizuar 33 pacientë

Të fundit nga

Kuvendi sërish në pauzë njëorëshe

4 Shkup, 14 maj – Kuvendi sërish nuk mund ta konstatojë rendin e ditës të mbledhjes së 48-të, sepse me kërkesë të deputetit Sasho Jançev nga E Majta është në pauzë deri
ShkoLartë