4
Shkup, 14 maj – Kuvendi sërish nuk mund ta konstatojë rendin e ditës të mbledhjes së 48-të, sepse me kërkesë të deputetit Sasho Jançev nga E Majta është në pauzë deri në orën 14:30.
Jançev, siç theksoi, në kërkesë procedurale të secilës mbledhje do të kërkojë pauzë njëorëshe, gjithnjë derisa sekretari i përgjithshëm i Kuvendit nuk i përgjigjet kërkesës së deputetes Jovana Mojsoska nga E Majta për marrje të informatës për vlerën e shpenzimeve të rrugës dhe qirasë që u paguhet disa deputetëve.
Kuvendi edhe më parë deri në orën 13:00 ishte në pauzë njëorëshe të cilën me kërkesë procedurale e kërkoi koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski. Ai e akuzoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin për keqpërdorim të procedurave gjatë konstatimit të rendit të ditës në mbledhjen e sotme dhe kërkoi pauzë në mënyrë që të konstatohet kjo.
Në fillim të mbledhjes deputetët vendosën me procedurë të shkurtuar të sillen propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për armë dhe të Ligjit për përdorim të gjuhës maqedonase, si dhe propozim ligji për plotësim të Ligjit për marrëdhënie të punës.
Nuk kaloi kërkesa për vendosje në procedurë të shkurtuar zgjidhja ligjore për konstatim të kompensimit për familjet e të viktimave nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan dhe për të lënduarit nga ajo ngjarje, si dhe kërkesat nga rendi i ditës të hiqen Propozimi për shkarkim dhe emërim të kryetarit të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit të financuar kapital pensional, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për armët, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit pë mbrojtje të fëmijëve, në lexim të dytë.
BURIMI: zhurnal.mk