gjykata kushtetuese nuk ka iniciuar procedure per nenin 3 nga ndryshimet ligjore te ligjit per dokumentet e udhetimit 672cf19ed1055

Gjykata Kushtetuese nuk ka iniciuar procedurë për nenin 3 nga ndryshimet ligjore të Ligjit për dokumentet e udhëtimit

November 7, 2024
min lexim

Shkup, 7 nëntor – Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 3 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e hodhi poshtë iniciativën për vlerësimin e pëlqimit të ndërsjellë të dispozitës së shënuar në pikën 2 të këtij propozimi me nenin 7 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Karta e OKB-së, neni 14 nga Konventa evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe neni 26 i Paktit ndërkombëtar për liritë civile dhe politike.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi nëse neni 3 i kontestuar i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut është në kundërshtim me Kushtetutën. Ky nen parasheh se “dokumentet e udhëtimit me mbishkrimin Republika e Maqedonisë, të lëshuara në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, do të jenë të vlefshme deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë së përcaktuar në dokumentin e udhëtimit, më së voni deri më 12.02.2024”.

Sipas kësaj dispozite, siç kumtojnë nga Gjykata Kushtetuese, organet kompetente duhet të kishin siguruar, ndërsa qytetarët duhet të kishin kërkuar, nëse dëshironin zëvendësimin e dokumenteve të udhëtimit me të reja, duke përfshirë ato dokumente, të cilat kur janë lëshuar, kishte dhe një periudhë më të gjatë vlefshmërie nga kjo i paraparë me nenin 3, e ajo është 12.02.2024.

Rrjedhimisht nëse qytetarët nuk kanë kërkuar dhe zëvendësuar dokumentet e tyre të udhëtimit me të reja, dokumentet e tyre të udhëtimit me emrin e vjetër të shtetit (Republika e Maqedonisë) më 12.02.2024 nuk do të vlejnë. Megjithatë qytetarët kanë të drejtë ligjore të kërkojnë dhe të marrin dokumente të reja udhëtimi edhe pas kësaj date.

Gjykata vlerësoi se neni 3 me të cilin imponohet detyrimi për ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit (Republika e Maqedonisë së Veriut) nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Në fakt, kjo dispozitë është në përputhje me nenin 3 të Ligjit Kushtetues për Zbatimin e Amendamenteve XXXIII në XXXVI, i cili parashikon se dokumentet dhe materialet ekzistuese zyrtare të administratës publike për përdorim ndërkombëtar dhe dokumentet për përdorim të brendshëm që mund të përdoren jashtë vendit do të harmonizohet me Amendamentin XXXIII jo më vonë se brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e tij. Neni 2 paragrafi 1 i Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII deri në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ku është paraparë se dispozitat e amendamentit XXXIII në rregulloret dhe aktet tjera të organeve shtetërore zbatohen nga hyrja në fuqi të këtij Ligji.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

call of duty mobile arrine 1 miliarde shkarkime 672cf0ec28590
Story i mëparshëm

Call of Duty: Mobile arrinë 1 miliardë shkarkime

vlen dhe fe serish bllokuan branitellat nuk leshojne pe pa u diskutuar edhe per ish ushtaret e uck se 672cf86b2d3bd
Story i radhës

VLEN dhe FE sërish bllokuan “Branitellat” – nuk lëshojnë pe pa u diskutuar edhe për ish-ushtarët e UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë