deanovski 988 punonjes nuk kane marre pagat e dhjetorit 6788fd4c7a110

Deanovski: 988 punonjës nuk kanë marrë pagat e Dhjetorit

January 16, 2025
1 minut lexim

VAZHDOJNË PROTESTAT Е PUNONJËSVE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE

Nëse qeveria do të donte dialogë,tani do të ishim në tavolinë jo në rrugë, deklarata e sotme e kryetarit të Sindikatës së administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve, Terpe Deanovski vjen pasi zëdhënsja e qeverisë Marija Miteva ditë më parë deklaroj që Sindikata në vend të dialogut e ka marrë si hap të parë protestën.

“Qeveria në vend që të shkruaj deklarata dhe të mohoj gjthçka që themi dhe në përgjithësi kemi të drejt, duhet të përkushtojm gjithë energjinë tonë dhe të gjejmë mënyren për ta zgjidhur këtë problem, nëse qeveria do të donte dialog do të ishim në tavolinë jo në rrugë”  – tha Deanovski.

Kërkesa e tyre vazhdon që të mbetet nënshkrimi i marrveshjes kolektive dhe rritja e pagave për 30 përqind, Deanovski, deklaroj që 988 punonjës, nuk kanë marrë ende pagat e mujit dhjetor të vitit të kaluar. 

“988 punonjës nuk kanë marrë ende pagat për muajin dhjetor, bëhet fjalë për punonjësit në të gjithë inspektoratet në vend e gjthë kjo për shkak të vonesës së Ministrisë së Financave e cila nuk ka marrë përsipër detyrimet e saj në kohë dhe në përputhje me ligjin. 988 punonjës pa kredite të paguara, pa fatura të paguara në muajin më të gjatë të vitit. Afati ligjor për pagesën e pagave e cila paguhet më së voni deri më 15 të muajit, ka kalar dje, dhe ende nuk ka informacion se kur do të marrin pagat punonjësit në inspetoratet e tyre” – tha Trpe Deanovski.

 Nga sindikata thonë që nëse nuk arrihen të plotësohen kërkesat e tyre, protestat do të vazhdojnë, nga ku  nesër  nga ora 11:00 deri në ora 12:00 do të mbahet protestë para Ministrisë së Financave. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

meta planifikon shkurtime te tjera te vendeve te punes 6788fbe9103ea
Story i mëparshëm

Meta planifikon shkurtime të tjera të vendeve të punës

sulejmani prioriteti yne eshte anetaresimi ne be 6788fdcc1f7b9
Story i radhës

Sulejmani: Prioriteti ynë është anëtarësimi në BE

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset

Zbulohet një fenomen i rrallë në hapësirë

Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur
ShkoLartë