Gjykata jep vendimin për Saimir Tahirin, ja dënimi që do të vuajë ish-ministri i Brendshëm

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin për Saimir Tahirin. Për ish ministrin e Brendshëm GJKKO ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Tiranes me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.”,tha gjykatesi.

SPAK ka kërkuar 12 vite burgim për Tahirin, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria Speciale kërkon përfundimisht që ish-ministri të dënohet me 8 vite burg dhe 3 vite mos të ushtrojë funksion publik.

AKUZAT

Saimir Tahiri i akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Добрите примери се клучот за решавање на билатералните прашања, рече бугарскиот европратеник Ќучук пред споменикот на Гоце Делчев

Story i radhës

Alarm nga astrologët: 4 shenjat e horoskopit që do të mundohen si kurrë më parë gjatë muajit shkurt

Të fundit nga