gjykata ia cakton nje muaj paraburgim te pandehurit per sulm ndaj personit zyrtar ndryshe mund te arratisej eshte edhe shtetas turk 6aea072082e5b

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

November 3, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Gjykata tha se kishte dyshim të bashkuar se i pandehuri kishte kryer këto dy vepra penale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit I.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ndaj veprës penale Asgjësim apo dëmtim i pasurisë nga neni 321 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.A., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, njoftoi Gjykata.

Gjykata vlerësoi se “caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku real që nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmanget ndjekjes penale duke u arratisur, pasi i njëjti është edhe shtetas i Turqisë”.

“Gjykata gjithashtu vlerësoi se, nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti të përsëris veprat e njëjta penale, andaj masa e paraburgimit në këtë çështje penale është e vetmja masë për rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje penale. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tre administratore marrin drejtimin e alta bankes sllaveski siguron se kursimet jane te mbrojtura 6aea069a1bfd2
Lajmi i mëparshëm

Tre administratorë marrin drejtimin e Alta bankës, Sllaveski siguron se kursimet janë të mbrojtura

bardhin diskutime mbi sigurimin e llogaridhenies se ekzekutivit kuvendi te jete hapesire dialogu per integrimin europian 6aea077cf3d0b
Lajmi i radhës

Bardhin: Diskutime mbi sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit! Kuvendi të jetë hapësirë dialogu për integrimin europian

Të fundit nga

Trumpi optimist për rezultatin e zgjedhjeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka publikuar të martën një sërë mesazhesh mbështetëse për kandidatë të ndryshëm në platformën Truth Social.  Ai ka dhënë po ashtu një intervistë të shkurtër telefonike për televizionin
ShkoLartë