tre administratore marrin drejtimin e alta bankes sllaveski siguron se kursimet jane te mbrojtura 6aea069a1bfd2

Tre administratorë marrin drejtimin e Alta bankës, Sllaveski siguron se kursimet janë të mbrojtura

November 3, 2026
1 minut lexim

Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë emëruar administratorë të përkohshëm të Alta Bankës SHA Manastir, me vendim të publikuar në Gazetën Zyrtare. Ata marrin kompetencat e Bordit Drejtues, Bordit Mbikëqyrës dhe Kuvendit të Aksionarëve, përveç vendimmarrjes për rritjen e kapitalit. Administratorët do të kenë qasje të plotë në dokumentacionin, pronën dhe hapësirat e bankës, ndërsa në rast pengesash mund të kërkojnë asistencën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Banka Popullore ka ndaluar Alta Bankën e Manastirit të miratojë kredi të reja, të zgjasë afatet e kredive ekzistuese dhe të disbursojë kredi të miratuara më herët. Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në një intervistë për TV Telma, siguroi qytetarët se kursimet e tyre janë të mbrojtura.

Klientët e Alta Bankës vazhdojnë të përballen me kufizime edhe në përdorimin e parave të tyre. Banka Popullore ka vendosur limit prej 10.000 denarësh në javë për tërheqje, ndërsa rreth 3.500 pensionistë pa kartela do të mund të tërheqin deri në 20.000 denarë përmes sporteleve. Ende mbeten pa përgjigje pyetjet për pagesat e vonuara dhe rikthimin e qasjes së plotë në llogari. Depozitat janë të siguruara deri në 30.000 euro.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkrumbohet nje veture prane dap it ne shkup nuk raportohet per te lenduar 6ae9ebed61ac9
Lajmi i mëparshëm

Shkrumbohet një veturë pranë DAP-it në Shkup, nuk raportohet për të lënduar

gjykata ia cakton nje muaj paraburgim te pandehurit per sulm ndaj personit zyrtar ndryshe mund te arratisej eshte edhe shtetas turk 6aea072082e5b
Lajmi i radhës

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë