Gjykata e urdhëron t’ia paguajë 16 milionë euro…

January 24, 2022
1 minut lexim

Sulmuesi i Milanit Rafael Leao është urdhëruar nga gjykata t’ia paguajë 16.5 milionë euro ish-klubit të vet, Sporting PC, për shkak të shkëputjes së kontratës në vitin 2018.

Leao e braktisi klubin portugez në fund të sezonit 2017/18 pas një sulmi nga tifozët e Sporting, të cilët ishin të mllefosur me lojtarët e vet për dështimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Njëlloj si shumë ish-bashkëlojtarë, Leao vendosi ta shkëpusë kontratën me marrëveshje dypalëshe pas atij incidenti.

Leao iu bashkua klubit francez Lille si lojtar i lirë më 2018 dhe një vit më vonë kaloi në Milan për 23 milionë euro.

Sportingu ka argumentuar se klubi nuk ishte pajtuar për shkëputjen e kontratës së tij dhe e paditi Leaon.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e urdhëroi Leaon t’i paguajë Sportingut 16.5 milionë euro në mars 2020 dhe tani Gjykata e Apelit e ka mbajtur në fuqi këtë dënim.

Sporting CP kishte kërkuar kompensim më të lartë, duke kërkuar që t’i paguhej e tërë klauzola e lirimit të Leoas nga kontrata e atëhershme në vlerë 40 milionë euro.

Milani nuk është i përfshirë në këtë rast dhe Leao mund tani të ankohet në Gjykatën Supreme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Unë jam në finale, t’i ngelesh jashtë’, Tani me fjalë të forta drejt Einxhelit

Story i radhës

E rëndë në Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri 60-vjeçari, vetëdorëzohet autori

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë