Gjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg sipërmarrësin italian Francesco Becchettin

Gjykata e Tiranës ka njoftuar sot vendimin për dënimin e sipërmarrësit italian, Francesco Becchettin me 17 vite burg për pastrim parash dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën. 

Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian.

Becchetti njihet në Shqipëri si ish-pronari i televizionit Agon Channel të mbyllur në vitin 2015. Për këtë çështje, Shqipëria ka humbur gjyqin në një gjykatë arbitrazhi pasi është gjetur se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Sipas Gjykatës së Tiranës, Becchetti ka krijuar një sistem shoqërish tregtare, me qëllim fshehjen e veprimtarisë kriminale.

Në këtë sistem është përfshirë i pandehuri Becchetti, duke futur në këtë marrëdhënie nënën e tij Liliana Condomiti dhe vjehrrën e tij Vjollca Kamberi.

Sipas Gjykatës, asetet e tyre dhe llogaritë bankare të shoqërive do kalojnë në favor të shtetit.

Përveç Bechettit, gjykata dënoi edhe mamanë dhe bashkëpunëtorët e tij duke filluar me Liliana Condomitti, e dënuar me 8 vite burg, Mauro De Renzis me 16 vite burg, Erjona Troplini me 8 vite burg, Stavri Peçi me 2 vite burg [kthyer në shërbim prove] dhe Fetah Dervishi me 3 vite burg [kthyer në shërbim prove].

Ndërkohë, sipërmarrësi italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nadal: Kanë përfunduar ditët kur luftoja

Story i radhës

Rama para Komisionit: Kam ankth, hiqni dorë nga 430 milionshi i inceneratorëve

Të fundit nga