Gjykata e Hagës merr vendimin historik !

October 29, 2022
min lexim

Që kur kryeministri Kurti e mori pushtetin, bisedimet me Serbinë kanë ngecur. Dhe jo vetëm që kanë ngecur, por e kanë rrezikuar dhe po e rrezikojnë në masë sigurinë rajonale, evropiane edhe atë globale.

Derisa EU dhe SHBA janë të preokupuara me luftën në Ukrainë, Kurti dhe Vuçiqin pa kurrfarë përgjegjësie, po lozin me zjarr. Dhe për çka? Për tabelat e automjeteve, apo siç quhen në zhargonin lokal e popullor, për teneqe.

Kjo nuk po ndodhë dosido, por pikërisht tash, ku e tërë bota është duke u marr me agresionin rus në Ukrainë, si dhe kërcënimin e despotit Putin ndaj perëndimit me armë Atomike.

 Përkundër kësaj tani na është shtuar edhe Irani, ndërsa në anën tjetër kemi këta dy (Kurtin e Vuçiq) të cilët para hundëve tona lozin me ne, thanë disa përfaqësues anonim nga EU.

Ne nuk kemi kohë të merremi me teneqet dhe kërcënimet e liderëve të tillë të çmendur, prandaj duhet të mendojmë për zgjidhje racionale.

Është e vërtetë që bisedimet janë stërzgjatur, po para se të inkuadrohej Kurti kishim edhe rezultate konkrete. Ankesat nga dy palët ishin prezente, po edhe kishte mirëkuptim mes palëve. Ne i kuptonim, prandaj edhe u ofronim kohë që t´i vejnë në përdorim marrëveshjet. Tash për këtë nuk kemi mirëkuptim dhe nuk kemi kohë për të humbur, me lojëra të tillë.

Ne Serbisë ia kemi bërë me dije se po gaboi dhe hyri në Kosovë, do të reagojmë pamëshirshëm dhe nuk e dimë as vetë se ku ndalemi pastaj.

Kurtit po ashtu i kemi thënë, merru me çështjet kryesore e hiqu teneqeve, sepse ne po preokupohemi ndoshta me sulme atomike, e jo të merremi me teneqe të automjeteve, por ai i padëgjueshëm. Nuk lëshon pe dhe arsyetohet, se zgjedhësve u ka premtuar, që nuk do ta cenoj pavarësinë e Kosovës.

Duhet ta kuptoni, se edhe ne jemi lodhur me dy palët. Në pamundësi që të ecim përpara ne iu kemi drejtuar Hagës, që të na ndihmoi në këtë drejtim.

Kërkesa e jonë ishte e thjeshtë. Bota është e kërcënuar nga despoti Putin, i cili synim ka shthurjen e rendit botërorë, pasi nuk po mundet t´i realizoi synimet e tij, në pushtimit të Ukrainës dhe ribërjen e Bashkimit Sovjetik.

Pra në pamundësi që të merremi edhe me probleme të tjera, ju kërkojmë që ish presidentin Thaçi, i cili qe sa kohë po mbahet në paraburgim pa aktakuzë, ta lironi.

Lirimi i tij lidhet me udhëheqjen e bisedimeve me Vuçiqin dhe Daçiqin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa këta tre bisedonin, kishim edhe përparime në bisedime. Janë firmosur me dhjetëra marrëveshje dhe palët i kishin afruar edhe qëndrimet për marrëveshjen përfundimtare.

Derisa pritej kurorëzimi i përfundimit të bisedimeve dhe marrëveshja finale, ndodhi ajo që më së paku e kemi pritur. Thaçi pa paralajmërim paraprak, u burgos dhe u dërgua në Gjykatën e Hagës.

Nga kjo u krijua edhe një tërmet politik, sepse Rama i cili ishte indirekt i involvuar në bisedime, mbeti pa mundësi vendimmarrjeje, pasi thaçi ishte personi i vetëm, i cili duhej ta firmoste marrëveshjen përfundimtare.

Tërmeti edhe më i madh në skenën politike ndodhi, pasi Kurti i fitoi zgjedhjet e fundit. Pra situata u komplikua dhe thuaja u kthye që nga fillimi.

Tash qe dy vite kryesisht po merremi vetëm me teneqet e automjeteve, sepse Vuçiq dhe Kurti vetëm kërkojnë situata krizash dhe konflikti.

Që të dy ngulin këmbë në të drejtën e tyre dhe nuk pranojnë asgjë. Ne prandaj si bashkësi ndërkombëtare, po dalim me kërkesën e veçantë: ta lironi zotin Thaçi me mision, udhëheqjen e bisedimeve Kosovë – Serbi.

 Ne jemi të mendimit se shumë më shpejtë do të vinim te zgjidhja përfundimtare dhe pastaj nuk do humbnim kohë me krizat rajonale, po do t´i përkushtoheshim krizës kryesore botërore mes Ukrainës dhe Rusisë.

Kërkojmë po ashtu që vendimi, të merret në afat sa më të shkurtër. Koha nuk pret.

Kërkesën rreth vendimit të Gjykatës së Hagës e përshëndetën kryeministri Rama, hoxha Shqefqet Krasniqi, kryetari i PD zoti Memli  Krasniqi, profesori Milazim Krasniqi, Isa Mustafa, Baton Haxhiu, zoti Buzhala, Milaim Zeka etj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bournemouth mposhtet në fund nga Tottenhami 

Story i radhës

Humbi betejën me kancerin e gjirit, publikohet letra e fundit e Hueyda El Saied

Të fundit nga

ShkoLartë