gjykata e denoi me 17 vjet burg shtetasin turk i cili vrau bashkekombesin e tij ne nje kafene ne shtip 696658d9bb163

Gjykata e dënoi me 17 vjet burg shtetasin turk i cili vrau bashkëkombësin e tij në një kafene në Shtip

January 13, 2026
1 minut lexim

Shtip, 13 janar – Shtetasi turk Kadir Kara, i cili e pranoi fajësinë për vrasjen e bashkëkombësit të tij në një kafene në sheshin e qytetit “Sloboda” në Shtip, është dënuar me 17 vjet burg dhe dëbim nga vendi, pasi do ta vuaj dënimin në burgun e Maqedonisë së Veriut. 

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Shtip, Sashko Georgiev sot informoi se pas seancës dëgjimore më 19 dhjetor 2025 në Gjykatën Themelore në Shtip, në të cilën Kara e pranoi fajësinë, gjykata ka marrë këtë vendim për veprën penale të kryer vrasje dhe posedim të paautorizuar të armës.

Njëherit sot në Gjykatën Themelore të Shtipit vazhdoi gjykimi për katër personat e tjera, të cilët janë të akuzuar se kanë ndihmuar Karan për ta kryer vrasjen e shtetasit turk. Në sallën e gjyqit u paraqitën provat, ndërsa procesi gjyqësor për të akuzuarit vazhdon më 20 janar në orën 10:30.

Më 8 maj të vitit 2025 në një objekt hotelierik në sheshin “Sloboda” në Shtip është vrarë një shtetas turk. Sipas aktakuzës së prokurorisë, pas vrasjes, i pandehuri u përpoq të arratisej me ndihmën e katër personave, por ata u kapën në një pikë pagësore në autostradën “Goce Delçev”, përkatësisht nga Shtipi drejt Shkupit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk e dinit kaq vjet diference ne moshe ka blero me eroniten 69665442aa280
Lajmi i mëparshëm

Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

anulohet gjykimi per ish kryetaren e kshpk se tatjana dimitrovska 6966597740776
Lajmi i radhës

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska

Të fundit nga

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të shkojnë në rinumërim 914 vendvotime nga procesi i parakohshëm zgjedhor i 28 dhjetorit për shkak të mospërputhjes së votave të kandidatëve të subjekteve politike.
ShkoLartë