Gjykata detyrim ndërkombëtar! Kosova s’do mbahet peng nga të akuzuarit e Speciales

February 7, 2022
min lexim

Gjykata Speciale është obligim kushtetues dhe detyrim ndërkombëtar, cenimi i së cilës shkel parimet e shtetit.

Sovrani foli, pra Kosova njëzëri vendosi me amandamentin kushtetues nr.24 në gusht të viteit 2015 dhe i hapi rrugë themelimit të këtij tribunali, përkatësisht, Gjykates Speciale me seli në Hagë!

Ngjizja e këtij tribunali është në raportin famoz të senatorit zviceran në KE, Dick Marty në dhjetor të vitit 2010, që përfshinte: “Krimet ç’ njerëzorë dhe trafikimin me organe” në Kosovë, gjatë periudhës 1998, 1999 dhe 2000 që u pasua me zotimin e Qeverisë së Kosovës nga një marrëdhënie (marrëveshje) kontraktuale me BE-në, për zbatimin e Shtetit Ligjor dhe e cila u kthye në amandament kushtetues në gusht të vitit 2015 me miratimin në Parlamentin e Kosovës, dhe iu dha drita jeshile formimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe formimit të Task-Forces nga ana e EULEX-it, dhe e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Formimi i Gjykates Speciale ishte imediat, dhe ja pse?

Mosformimi i një Gjykate për krime lufte në Kosovë nga ana Institucioneve vendore pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës që ishte një obligim i një shteti serioz & kredibil, dhe me ambicie integrimi në BE dhe në strukturat veri-atlantike,

Dështimi i shoqërisë dhe i shtetit të Kosovës në ndërtimin e një sistemi kredibil gjyqësor dhe me këtë fakt, edhe pandëshkueshmeria e krimeve të kryera dhe mungesa e drejtësisë për viktimat,

Dështimi i zbardhjes së krimeve të supozuara të shprehura në raportin e Dick Martit, përkundër se ky proces kishte kaluar mese tre herë pa sukses të prekshëm, për çfarë autorët e krimeve nuk ishin kap dhe dënuar si satisfaksion për viktimat në njërën anë, dhe si fakt i kryer, miratimi i Rezolutës në KE, sollën Kosovën, institucionet e saja dhe partneret tanë strategjik ; SHBA & BE, para një sfide e cila priste përgjigje ;

a) Formimi i një Gjykate vendore me seli jashtë vendi dhe me juridiksion të Republikës së Kosovës, e cila do shmangte mangësitë e proceseve të mëparshme, duke ruajtur dëshmitaret dhe siguruar një proces të drejtë gjyqësor për viktimat, ose

b) Formimi i një tribunali për krimet e pretenduara nga Rezoluta e KE-së, nga ana e KS të OKB-së, e ku Kosova do ishte vetëm objekt i procesit dhe jo subjekt si është me rastin e formimit të dakordësuar të Gjykates Speciale me seli në Hagë !

Gjykata Speciale s’mund të evitohej!

Do e bënim ne, ose do e bënte KS i OKB-së!

Në kohën kur është themeluar Gjykata Speciale është shfrytëzuar pushteti për t’i bindur deputetët për ta vetuar këtë të fundit.

Kadri Veseli, u “premtonte” qytetarëve të Kosovës se dosjet për vrasjet e pa zbardhura gjatë dhe pas luftës çlirimtare, do t’i hap pas 70 viteve, sigurisht, pasi që të vdisnin dhe eliminoheshin të gjithë dëshmitarët, absurd i llojit sui-generis dhe tallje me viktimat !

Zaten, të akuzuarit e saj sot; Thaçi, Veseli, Krasniqi & CO, ish pushtetarë dhe në maja të piramidës së shtetit deri dje, lobuan atëbotë, duke shfrytëzuar gjithë pushtetin autoritar dhe mekanizmmat e shtetit, për t’i bind parlamentaret për formimin e kësaj Gjykate, me “arsyetimin” e pastrimit të luftës së UÇK-së dhe të popullit të Kosovës, që sipas tyre ishte target i raportit të Dick Martit të kthyer në rezolutë të KE-së. Thaçi dhe të vetë-shpallurit tjerë, udhëheqës dhe drejtues të luftës çlirimtare, në strukturën komanduese të një të vetëquajturi SHP i UÇK-së, me pas të sofistikuar në maja të pushtetit dhe në shtetkapje, u detyruan të bëjnë të pamundurën, që një tribunal i tillë, mos të shkoj në KS të OKB-së, por të formohet në juridiksionin e Kosovës dhe me partneritet strategjik, BE & SHBA, me gjasë edhe me shpresën e kalkulimit në konsumim të një procesi duke e kompremetuar atë, siç ndodhi me proceset gjyqësore pararendëse në Kosovën e pasluftës.

Përpjekjet për zhbërjën e Gjykates Speciale, s’janë të reja, por ato do deshtojnë duke ngelur gjithmonë në tentativë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi & CO, të vetëdijshëm për krimet e kryera dhe për mos zbardhjen e tyre, të mbështetur për muri pas rezolutës së KE-së, nga raporti i Dick Martit, përmes ish drejtorit të Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe ish Kryeministrit dhe s’fundmi, ish presidentit Thaçi, provuan në mënyra të ndryshme të eskivojnë Drejtësinë dhe Gjykatën Speciale, fillimisht me përpjekjen për zhbërjen e saj në Kuvendin e Kosovës, dhe pas dështimit të asaj nisme, edhe me projektin e ndarjes së Kosovës për të relaksuar Serbinë dhe për të arrit një traktat “paqeje” i cili do presupozonte edhe faljen e krimeve nga të dyja palët!

Dhe tani, pasi që shoqëria Kosovare, miqtë tanë perëndimor dhe kryesisht Gjermania dhe SHBA-të, ndaluan tregtimin e integritetit dhe sovranitetit shtetëror të Kosovës, duke penguar Thaçin, Vuçiqin e Mogherinin nga një ndërmarrje fatale për Kosovën dhe shqiptarët ; zhbërjen e shtetit dhe shtetësisë së Kosovës, Thaçi dhe Co, u arrestuan nga Gjykata Speciale dhe i nënshtrohen një procesi gjyqësor, i cili do jetë satisfaksion për viktimat dhe familjet tyre në ankth, tani e dy dekada.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale nuk janë kundër Kosovës

Gjykata Speciale dhe procesi gjyqësor kundër të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të kësaj Gjykate të Kosovës me seli në Hagë, nuk janë kundër Kosovës, shtetësisë së saj, dhe aq më pak, kundër luftës së drejtë dhe të shenjtë të populli të Kosovës të rreshtuar në UÇK, dhe luftës së saj kundër pushtuesit barbar dhe regjimit kriminal & gjenocidal të Millosheviqit.

Gjykata Speciale dhe proceset gjyqësore të saj, nuk ndjekin institucionet e Republikës së Kosovës dhe as historinë saj, e cila është shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e brezave, për çfarë edhe kishim dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë të natyrshëm, perëndimor në Europë dhe përtej atlantikut, SHBA-të.

Përpjekjet dhe tentativat për zhbërjën e Gjykates Speciale, tanimë në proces, janë të rrezikshme dhe cenojnë subjektivitetin nderkombëtar të Kosovës, subjektivitet ky ende i pakonsoliduar, dhe për me tepër, është edhe thikë pas shpinde aleatëve tanë strategjik të cilët ndihmuan dhe sygjeruan formimin e kësaj Gjykate të Kosovës për të shmangë një tjetër jashtë saj.

Të akuzuarit nga ky tribunal, vazhdojnë të perdorin levat e pushtetit të instaluar n’Kosovë (PAN-in), përfshi parapolitikën e dizajnuar në të ashtuquajtura, shoqata të dala nga lufta, për të prishë “lojën” në Sistemin e Drejtësisë duke votuar në Parlament, zhbërjën e tribunalit, që do ishte një rrezik i penalizimit të shtetit dhe shtetësisë sonë të brishtë, dhe që do qonte ujë në mulli të kundershtarëve të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Jo, Kosova s’do mbahet peng nga të akuzuarit e Gjykates Speciale

Hashim Thaçi dhe NPK, si shkaktarë të këtij tribunali, për arsyet e elaboruara më lartë, tani duhet të dalin mbi veten dhe interesin e tyre personal e klanor, duke ndihmuar drejtësinë në zbardhjën e vrasjeve politike si satisfaksion për viktimat dhe të ardhmen e vendit i cili mbahet peng tani e 23 vite…!

Parapolitika e NPK-së, duhet të hjekë dorë nga metodat obstruksioniste dhe diversive kunder Drejtësisë dhe n’sherbim të të akuzuarve nga ky tribunal, në dëm të viktimave dhe mbi të gjitha, në dëm të shtetit të Kosovës dhe subjektivitetit tonë nderkombëtar.

Fati Kosovës dhe i të ardhmes së saj, është më i rëndësishëm se sa fati i atyre të cilët shkakëtuan tribunalin dhe për konsekuencë, mbajnë peng proceset integruese dhe konsolidimin e shtetit n’arenen nderkombëtare.

Parapolitika e konstruktuar në organizata të dala nga lufta, duhet ta kuptoj se nuk do lejohet dëmtimi i vendit dhe i së ardhmes sonë, duke mohuar drejtësinë për viktimat dhe duke marr n’mbrojtje të akuzuarit e Gjykates Speciale.

Gjykaten Speciale të Kosovës me seli në Hagë, e kemi obligim nacional t’a ndihmojmë, sepse kështu ndihmohet drejtësia në njërën anë, dhe shteti në anën tjetër, dhe jo ta “luftojmë” për interesa të NKP-së dhe levave t’saja recidiviste.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​OBSH: Koronavirusi ndërpreu ofrimin e kujdesit shëndetësor në 92% të vendeve

Story i radhës

Berisha: Skenari për të bërë Bashën President në vend të Metës, “përplasja” me ndërkombëtarët

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë