Gjykata: Bllako në burg/ Ish-deputeti u arrestua për inceneratorin e Fierit

April 2, 2022
1 minut lexim

Pas zhurmës nëse u shoqërua apo u vetë-dorëzua në polici, këtë të shtunë, pa zhurmë, pa një eskortë policie në kushtet e një sekreti të plotë, rreth 2 orë përpara nisjes së seancës për vlerësimin e masës së arrestit, Alqi Bllako la drejtorinë e policisë së Tiranës për tu përballur me gjykatën.

Për më shumë se 90 minuta ish deputeti socialist Alqi Bllako qëndroi përpara Gjyqtares Irena Gjoka e cila e vlerësoi të drejtë kërkesën e prokurorit të SPAK Dritan Prençi për ta lënë atë në arrest me burg. Pas ish-ministrit Lefter Koka tashmë edhe vartësi i tij Alqi Bllako do të qëndroj në qelitë e paraburgimit të 313-tës, në pritje të SPAK për ta çuar dosjen për gjykim.

Ky është imazhi parë i Alqi Bllakos ulur në bankën e të akuzuarve, për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe korrupsion pasim për tjetërsimin e një toke ku është ndërtuar inceneratori Fierit.

Avokati i tij e quajti jo të drejtë, vendimin e gjykatës duke dhënë këtë argument.

Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave.

Ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit, ish-sekretari i Presidencës, dhe tashme dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako e çon në 11 deri më tani numrin e zyrtarëve të akuzuarve e arrestuar, nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë për të tjerë personazhe të përfshirë në ndërtimin dhe operimin e incineratorëve SPAK i ka shpallur në kërkim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dega e VV-së në Gjakovë: Ngjarjet e 1 dhe 2 prillin janë ndër ngjarjet më makabre

Story i radhës

Kurbeti barrë e rëndë shoqërore dhe kombëtare ndër shqiptarët

Të fundit nga

ShkoLartë