GJUHA SHQIPE/ Shqiptarët të rijnë rehat derisa BDI është në pushtet

April 20, 2022
1 minut lexim

Heqja e gjuhës shqipe nga faqja e Qendrës Informative Kulturore nga ana e drejtorit të ri të partisë “E majta”, nxiti akuza mes partive politike shqiptare.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, deputeti Arbër Ademi dje lëshoi akuza se koalicioni “Levica” i përbërë nga VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa, shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe kjo bëhet me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike.

“Aleanca dhe BESA i rrinë gatitu VMRO-së dhe Levicës. ASH dhe BESA janë patericë e VMRO-së dhe Levicës. Shqiptarët dhe gjithë të tjerët të rrinë rehat sepse ne jemi këtu dhe institucionet e vendit do ta bëjnë punën e tyre ndaj çdo kujt, i cili shkel secilin ligj, përfshirë këtu edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve“, tha Arbër Ademi nga BDI.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seanca të tre komisioneve të Kuvendit

Story i radhës

PDK-ja para për të mbrojtur krimet po, ndërsa për ta mbrojtur Kosovën jo

Të fundit nga

ShkoLartë