Gjuha shqipe po e krijon profilin e vet historik; dalëngadalë, por me sukses

April 8, 2022
min lexim

l.

Që nga punimi brilant i Petro Zhejit me titull “Libri i Aforizmave”, e mandej te punimi tjetër i këtij autori me titull ” Roli Mesianik i Shqipes”, gjithçka po shkon ngadalë te vendi i veçantë historik i lashtësisë dhe përmbajtjes universale të fjalës shqipe.

Të gjithë autorët që janë marrë me historinë e Shqipërisë, e kanë dalluar që, pavarësisht shtypjes së madhe kundër arbërorëve në fillim dhe shqiptarëve më pas, gjuha shqipe është ruajtur e pacënuar dhe me origjinalitet, dhe gjithçka si pasojë e fjalës shqipe.

Fuqia e brendshme e fjalës shqipe dhe fjalëformimet e saj me forcë të veçantë, duhet të krijojnë nëpër universitetet e Perëndimit flukse studiuesish, sepse, nga fjala shqipe, do të zhvillohet së mbari edhe tipologjia e gjuhëve të mëdha: që nga anglishtja e deri te të gjitha gjuhët latine.

Gjuha shqipe, duke ruajtur idiomën iliro-epirote, ka nxjerrë në pah që greqishtja e vjetër dhe gjuha epiroilirike ishin dialekte të një gjuhe; dhe kjo del haptazi me studimin e shqipes, sidomos gegërishtes.

Në fakt, gegërishtja është gjuha e vjetër që e mban brenda vetes idiomën reale to gjuhës iliriko-epirote.

Por shteti duhet të investojë shumë në shkencën e gjuhësisë e sidomos për tipologjinë e gjuhës shqipe. Po jo me kryeministrat e blerë nga paratë e Beogradit dhe Moskës. Por, a do të vijnë edhe në Shqipëri kryeministra patriotë?

ll.

Po shkoi deri në fund reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion, edhe Shqipëria do të ketë kryeministrat e saj patriotë, të ditur, dhe njohës të shquar të gjuhës shqipe.

Jemi tamam në kohë. Duhet të investojmë për gjuhën shqipe dhe duhet gjithashtu të ribotohet gjithçka thelbësore që ka të bëjë me gjuhën shqipe.

Tani po zgjohet gjithçka dhe do to vijojë të zhvillohet, sepse të gjitha këto janë të lidhura: kur të flaket në det korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, do të fillojë lulëzimi brilant i shqiptarizmit si territor i gjerë arbëror, do të fillojë ngritja e arsimit të cilësisë së lartë, dhe do të nisë me zhvillim të shpejtë pasurimi i shqiptarit dhe i Shqipërisë.

Pasuria e Shqipërisë është fundosur nën kthetrat ogurzeza të korrupsionit të lartë shtetëror.

Por, tani…

Kjo është koha jonë, e mbështetur nga aleatët tanë të mëdhenj.

Ambasadorja Kim!

Ju duhet të vijoni rrugën brilante antikorrupsion që ka nisur politika amerikane që nga Uashingtoni; që të shohin edhe shqiptarët një të ditë bardhë.

E sheh se si çirren kundër teje vjedhësit dhe grabitësit e mëdhenj të shqiptarëve?

Se janë të trembur.

Kjo, është shenja se gjithçka po shkon drejt fundit të abuzimit me mundin e shqiptarëve. Dhe prandaj, jam i sigurt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BBC: Më shumë se 30 të vrarë nga sulmi me raketa në stacionin në Ukrainë

Story i radhës

Pse Apple ka emrin e një fruti?

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë