Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pasditen e sotme është plaçkitur një bankë në Shkup.. Ngjarja është raportuar rreth orës 12:35 në Stacionin Policor në rajonin e Qendrës.
“Është raportuar se në një filial të një banke në zonën e Qendrës së Shkupit, tre persona nën kërcënim me armë kanë marrë para nga punonjësit, pas së cilës njëri prej personave ka qëlluar me një plumb në afërsi të vendit të ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, theksohet në njoftimin e MPB-së.