Gjorgjievski: Të ndihmohen fermerët për grurin, çmimi i prodhimit është dy herë më i lartë se çmimi i tregut

July 20, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) konsideron se duhet të ndihmohen fermerët në lidhje me çmimet e blerjes së grurit.

Siç deklaroi sot zëvendëskryetari i LOE-s Goran Gjorgjievski, çmimi i prodhimit momentalisht është dy herë më i lartë se çmimi i tregut.

Sipas Gjorgjievskit, cilësia e grurit të bukës këtë vit është relativisht e mirë, ndërsa ka edhe rendimente të mira.

“Duhet të ndihmohen fermerët, të mendohet se në ç’mënyrë të bëhet ajo. Nuk mund të sillen në një situatë të tillë, të shkojnë në humbje të rënda apo praktikisht, në një farë mënyre në rënie. Shpresoj që do të gjendet ndonjë modus financiar sepse është e palejueshme të shkojnë në humbje. Duhet të shikohet saktë se si është kalkulimi, cila është llogaritja, të ulemi të diskutojmë dhe të pranojmë zgjidhje konstruktive”, theksoi Gjorgjievski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Gjorgjievski nuk tregoi se sa është çmimi i blerjes së grurit.

“Për momentin nuk e di saktë se çfarë po ndodhë, vetëm e di se çmimi prodhues është dy herë më i lartë se çmimi i tregut për momentin”, vlerëso zëvendëskryetari i LOE-s.

Lidhur me cilësinë e grurit të bukës, tha se po punohet për vit relativisht të mirë.

“Duke pasur parasysh reshjet e këtij viti, pati një maj të mirë për prodhuesit, dhe kjo do të thotë një korrje e mirë. Por, reshjet vazhduan edhe në qershor dhe kishte probleme. Megjithatë, bëhet fjalë për një vit relativisht të mirë për sa i përket cilësisë së grurit. Ka rendimente të mira, por cilësia ka të meta të vogla”, vlerësoi Gjorgjievski.

Prodhuesit ankohen se çmimi i blerjes së grurit është 9-10 denarë, ndërsa ai prodhues 19 denarë. Rrjeti kombëtar i fermerëve më 11 korrik doli me kërkesë për blerje intervente.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dedaj: Nga 1 tetori s’ka transport me tren, vagonëve të Trainkos-it u skadon licenca

Story i radhës

Lëvizja Besa i reagon Arbër Ademit: S’ke ndjenja kombëtare!

Të fundit nga

ShkoLartë