gjorgjievski shperblime per qytetaret qe raportojne hedhjen e paligjshme te mbeturinave 6aad7f330f8e6

Gjorgjievski: “Shpërblime për qytetarët që raportojnë hedhjen e paligjshme të mbeturinave”

September 18, 2026
1 minut lexim
gjorgj

Videot e publikuara nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët hedhin mbeturinat në vende publike dhe në lumenj, u bënë temë aktualë ditëve të fundit.

Reagimet ndaj pamjeve të një gruaje që hedh mbeturina në Lepenc nuk po ndalen, ndërsa është shfaqur një rast i ri i hedhjes së papërgjegjshme të mbeturinave. Në pamje shihen dy persona me një motor dhe rimorkio, të cilët ndalojnë dhe i shkarkojnë mbeturinat drejtpërdrejt në rrugë.

Sipas të parit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, po kërkojnë mënyra për t’i stimuluar qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në mënyrë të rregullt ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e shpërblimeve për qytetarët që do të incizojnë dhe raportojnë raste të hedhjes së parregullt të mbeturinave.

“Unë nuk kam 2500 apo 5000 inspektorë që të observoj të gjitha lokacionet por kur jemi tek Drisla, do të propozoj tek këshilli i Qytetit të Shkupit që në seancën e radhës që një apo dy ditë në muaj që pa pagesë të dërgohen mbeturinat dhe po ashtu mendoj se nuk është propozim i keq që të vendosim një shumë parash për qytetarët që do të denoncojnë me fotografi kësi lloj sjelljesh”tha; Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndërkohë, Gjorgjievski paralajmëroi se është drejt përfundimit edhe procedura për vendosjen e kamerave në më shumë se 200 lokacione në qytet, në vendet ku krijohen deponi të egra, si dhe në parqe dhe kënde lojërash për fëmijë./Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia e veriut me mbulim te ulet vaksinimi vetem 62 e femijeve kane marre dozen e pare te mrp se 6aad7de17290a
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia e Veriut me mbulim të ulët vaksinimi: Vetëm 62% e fëmijëve kanë marrë dozën e parë të MRP-së

Të fundit nga

ShkoLartë