Kreu i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski në “Summer Click” në TV21 tha se i uron fat kryetares aktuale të Qytetit të Shkupit në formimin e partisë së re. Gjorghjievski tha se do të ia lë kohës dhe popullit të vlerësojë veprimet e Arsovskës.
Në lidhje me: Danella Arsovska do të formojë parti?! A po u rritet konkurrenca LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së?
“Nuk do të hyja në çështjet që lidhen me karrierën e mëtejshme të Danellës, i qoftë me fat çfarëdo që të formojë, sido që ta formojë. Në fund të fundit, nuk e fajësoj, aq është kapaciteti i saj. Do t’ia lë kohës dhe popullit të gjykojë për këtë”, shtoi Gjorgjievski.
Burimi: TV21