Novak Gjokoviqit iu desh të përulej para talentit spanjoll, Carlos Alcaraz në finalen e Wimbledonit, duke humbur mundësinë për të fituar titullin e pestë radhazi në turnen me prestigjioz të tenisit.
Përballja mes serbit dhe spanjollit zgjati gati pesë orë dhe në fund, numri dy në botë komplimentoi kundërshtarin fitues:
“Nuk është një pasdite e mirë për mua, duhet ta përgëzoj Carlosin për cilësinë në shërbim. Ia dole me goditje fituese për ta mbyllur finalen.
Mendova se mund të kishe probleme, por urime për mënyrën sesi u përshtate. E mahnitshme ajo që bëtë në Queens, pavarësisht mungesës së përvojës, urime!”, tha Gjokoviq.