Gjobiten 249 shoferë në Shkup

March 27, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 249 gjoba, prej të cilave 73 janë për tejkalim shpejtësie, 39 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 17 gjoba pa vozitje, 39 për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 7 masa për përdorim të telefonit, 6 për mosregjistrim të automjeteve, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 8 për shoferë fillimtar, 6 për kalim në të kuqe.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti sërish godet: VMRO kopjon LSDM-në me film të vjetër, por me qëllim të njejtë (Video)

Story i radhës

Djali i Schumacherit lirohet nga spitali

Të fundit nga

ShkoLartë