Gjobiten 191 shoferë në Shkup, 62 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Brendshme dje (23.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 masa, nga të cilat 62 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tre masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Janë shqiptuar gjashtë masa për përdorimin e celularit, dy masa për kalimin në semaforë me sinjal të kuq, tetë masa për automjetet e paregjistruara, gjashtë masa për foliat e vendosura të paçertifikuara – xhamat e lyer…”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdohet me kontrollet në trafik./

Story i mëparshëm

Nuk ka korridor shpëtimi nga qendra e Mariupolit

Story i radhës

Ne gabohemi kur mendojmë se kemi kohë për të bërë gjithçka…

Të fundit nga