Ne gabohemi kur mendojmë se kemi kohë për të bërë gjithçka…

“Nuk ka asnjëherë kohë të mjaftueshme për gjithçka. Kjo është jeta dhe asnjë nuk ia del të shpëtojë i gjallë nga kjo botë. Nëse ke akoma kohë, jeto për kënaqësinë tënde, nesër mund të mos jesh më pjesë e kësaj bote. Ha ato që do të hash, ec në diell, lahu në det. Thuaj të vërtetën, kur e ndjen. Ji i çmendur, ji i marrë. Ji i çuditshëm. Ji vetvetja, nuk ka kohë për gjëra të tjera”. – Richard Gere

Nëse ka diçka për të cilën gabohemi të gjithë, është mendimi se kemi kohë për të bërë gjithçka. Shpesh gjërat që mendojmë, i lëmë për të nesërmen. E nesërmja sjell plane të reja, i shtyjmë më vonë për pasnesër planet tona. Ditë pas dite kjo histori, derisa vjen një moment kur pendohemi se nuk i kemi arritur ato çfarë synojmë. Vjen një moment, kur pendohemi se s’kemi kaluar kohë mjaftueshëm me dikë, apo se nuk e kemi shijuar jetën tonë sa duhet. 

“Pendesa është gjëja më e kotë që ekziston”, do të thoshte autori im i preferuar Remark. Nëse pendohesh, thjesht streson veten. Nuk ke për të zgjidhur asgjë, nuk ke për të kthyer gjë mbrapsht. Ndaj, zgjidhja më e mirëështë ta shijosh të sotmen, ta shfrytëzosh çdo moment si të ishte i fundit. Mos i konsidero si tëmirëqena ditët qëtë falen. 

Çdo ditë është një bekim, ndaj duhet ta përdorësh për gjithçka që dëshiron tëarrish. Dil nga vetja, bëj çmenduri, arri synime, kalo kohë me personat që do. Bëj gjërat që dëshiron tëbësh, në mënyrë që kur të vijëfundi, të mos pendohesh për asnjë moment të çuar dëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjobiten 191 shoferë në Shkup, 62 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

Putinit po i vie fundi!/ Agjentët rusë të frustruar, planifikojnë grusht-shtet ndaj presidentit rus

Të fundit nga