Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur gjithsejtë 165 vozitës, prej të cilëve 60 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 11 për mosdhënien përparësi gjatë tejkalimit dhe 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë.