Gjobiten 135 shoferë për tejkalim shpejtësie

1 minut lexim

Në aksionin kontrollues të Ministrisë së Punëve të Brendshme për tejkalim shpejtësie në territorin e Maqedonisë së Veriut, dje janë gjobitur 135 shoferë.

Prej tyre 6 për tejkalim shpejtësie mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 1 për 70 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar.
Nga MPB informojnë se 60 shoferë kanë shkelur rregullat e lejimit të shpejtësisë në vende të banuara, ndërsa 75 në vende të pabanuara.

Aksionet policore vazhdojnë çdo ditë, nga MPB apelojnë që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Story i mëparshëm

Boston Celtics fitojnë ndeshjen e parë

Story i radhës

Arsyet përse nuk ju zë gjumi natën dhe këshilla si të flini më mirë

Të fundit nga