Boston Celtics fitojnë ndeshjen e parë

Kemi ardhur në fazën përfundimtare në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Tanimë jemi në finalen e madhe mes Golden State Warriors dhe Boston Celtics që kanë arritur deri këtu pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Në ndeshjen e parë finale të zhvilluar në Chase Center, Celtics kanë triumfuar me 12 pikë epërsi 108:120 për të kaluar në epërsi 0:1.

Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme me Warriors që patën epërsinë thuajse gjatë gjithë ndeshjes, por që në çerekun e katërt Celtics bën rikthimin e madh.

Qendra Ql Horford ka qenë fantastik në këtë duel me 26 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe Jaylen Brown me 24 pikë e shtatë kërcime, derisa White shtoi 21 pikë të tjera.

Stephan Curry ishte më efikasi tek vendasit me 34 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e dytë finale mes Warriors e Celtics zhvillohet më 6 qershor përsëri në Chase Center të San Franciscos me Warriors që do të jenë në cilësinë e skuadrës vendase.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qytetarët nga Likova deri në Strugë flasin për të arriturat e vendit në rrugëtimin 20 vjeçar të BDI-së ( VIDEO)

Story i radhës

Gjobiten 135 shoferë për tejkalim shpejtësie

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish