GJKKO nuk ndryshon vendimin, Lefter Koka mbetet në burg

February 25, 2022
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Lefter Kokën. GJKKO ka vendosur sërish “arrest me burg”. Ish-ministri i Mjedisit do të vijojë kështu të qëndrojë në qelinë e paraburgimit.

Lefter Koka u arrestua disa javë më parë me urdhër të SPAK. Ish-ministri është nën hetim për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ku dyshohet se ka përfituar ryshfet në vlerën 3.7 milion euro.

57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.

Muajin e kaluar ai shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua për mjekim në spitalin e burgut. Sakaq, në kërkim për aferë e inceneratorëve janë tre pronarët, Klodian Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas pengesave të Kanye-t per divorcin, ja si është gjendja e Kim Kardashian!

Story i radhës

Vrasja e 50 vjeçarit në një kafiteri në Gjilan, arrestohet një i dyshuar

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë