GJKKO merr vendimin më 29 dhjetor për dosjen e Sterilizimit, Beqaj: Thaçi në Hagë me kompjuter, ne pas xhamit me…

December 12, 2024
1 minut lexim

GJKKO do të vendosë më 29 dhjetor nëse dosja e Sterilizimit do të kalojë për gjykim ose jo. Seanca e sotme në GJKKO ka zgjatur për rreth 8 orë, ndërsa nën akuzën e Prokurorisë Speciale janë 8 persona, ish-zyrtarë dhe biznesmenë, një pjesë e të cilëve me masa arresti me burg dhe të tjerë në gjendje të lirë.

Për Sterilizimin ndodhen nën akuzë nga Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dosjes “Saspac”, ndërsa kishte masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit për koncensionin, deri te Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë dhe Ilir Rrapaj, biznesmeni që ka marrë koncensionin.

SPAK ka kërkuar që dosja të kalojë për gjykim, ndërkohë që GJKKO do të vendosë më 29 dhjetor nëse do të pranojë kërkesën, do t’a rikthejë për hetime të tjera, apo do të mbyllë çështjen.

Gjatë zhvillimit të seancës biznesmeni Ilir Rrapaj ka mohuar akuzat e SPAK, ndërsa ka pranuar njohjen me ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj.

Beqaj ka kërkuar gjykimin e zakonshëm, ndërsa të tjerë të akuzuar janë shprehur se do të kërkonin gjykimin e shkurtuar nëse dosja kalonte në gjykim. Madje Beqaj nuk ka kursyer kritikat përsa i takon mënyrës se si të akuzuarit po trajtoheshin në sallën e gjyqit.

“Hashim Thaçi në Hagë kishte kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa pasur mundësinë të kemi afër avokatin”, u shpreh Beqaj.

Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ili Beqaj, SPAK ka ngritur akuzën për shpërdorim të detyrës.

Ish-ministri Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK-ut në muajin korrik, ndërsa GJKKO miratoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hetimet për Radoiçiqin, pika kyçe për Serbinë në integrimet evropiane

Story i radhës

Kallëzime penale për dy ish-drejtorë të Fondit të Inovacionit, Halili dhe Petrov

Të fundit nga

ShkoLartë