gjkko denon 6 zyrtare te bashkise divjake per shkelje ne tendera 6a68cff066749

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera

July 28, 2026
1 minut lexim

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Të dënuarit janë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.

Çështja lidhet me tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale prej rreth 1 milion eurosh. Sipas SPAK, hetimet zbuluan parregullsi në procedurat e prokurimit publik, të cilat dyshohej se cenonin konkurrencën dhe favorizonin operatorë të caktuar ekonomikë. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të shkëputur nga një dosje tjetër penale.

Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Për secilin prej të pandehurve, gjykata caktoi fillimisht dënimin me 1 vit burg, i cili u ul në 8 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për Dorjan Spahon, Sara Xhepën dhe Roklejd Malkon, GJKKO vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe zëvendësimin e tij me 120 orë punë në interes publik, që duhet të kryhen brenda gjashtë muajve nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.

Ndërsa për Fatos Veliun, Elbareta Nishicën dhe Vojsava Leçinin, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe vënien në provë për 16 muaj, si edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet proceduriale të përballohen në mënyrë solidare nga të gjashtë të dënuarit.

Vendimi nuk është i formës së prerë dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrezimi i kranit ne prishtine pllana zbulon per bota sot detajet e para te incidentit 6a68cf755b447
Lajmi i mëparshëm

Rrëzimi i kranit në Prishtinë, Pllana zbulon për “Bota sot” detajet e para të incidentit

270 te vdekur nga shperthimi ne nje qender tregtare pas termetit ne japoni 6a68d050b8780
Lajmi i radhës

270 të vdekur nga shpërthimi në një qendër tregtare pas tërmetit në Japoni

Të fundit nga

ShkoLartë