270 te vdekur nga shperthimi ne nje qender tregtare pas termetit ne japoni 6a68d050b8780

270 të vdekur nga shpërthimi në një qendër tregtare pas tërmetit në Japoni

July 28, 2026
1 minut lexim

Në Japoni po raportohet për një “shpërthim” brenda qendrës tregtare Aeon Mall në Kumamoto.

Sipas ANSA, transmetuesi NHK raporton se “shumë njerëz” kishin mbetur të bllokuar. Prefektura e Kumamotos ishte goditur rëndë edhe nga një tërmet i dyfishtë me magnitudë 6.5 dhe 7.3 dhjetë vjet më parë, ku vdiqën 270 persona.

Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri për lëkundje të mundshme pasuese. Sipas televizionit TBS, tërmeti në Japoni shkaktoi një numër “të konsiderueshëm” viktimash në një qendër tregtare Aeon Mall në Kumamoto.

Ndërkohë, Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka hequr paralajmërimin për cunami pas tërmetit të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë. Paralajmërimi u hoq nga uebfaqja e agjencisë më pak se dy orë pas tërmetit me magnitudë 7.1.

Tërmeti, i cili goditi ishullin Kyushu, shkaktoi disa të lënduar, shembje të ndërtesave dhe zjarre, sipas kryeministres Sanae Takaichi.

Të paktën 50 persona janë shtruar në spital pas tërmetit të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë, raportoi NHK. Gjithashtu është raportuar për shembjen e 12 shtëpive, ndërsa katër persona kanë mbetur të bllokuar brenda tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjkko denon 6 zyrtare te bashkise divjake per shkelje ne tendera 6a68cff066749
Lajmi i mëparshëm

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera

vajza e tom cruise heq mbiemrin e te atit 6a68d11be00d9
Lajmi i radhës

Vajza e Tom Cruise heq mbiemrin e të atit

Të fundit nga

ShkoLartë