Gjithsej 265 gjoba për kundërvajtje në komunikacion në Shkup

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 265 masa prej të cilave 44 janë për tejkalim shpejtësie, 59 për mosdhënie të përparësisë ndaj kalimtarëve, 16 për vozitje pa leje dhe 56 gjoba për këmbësorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 9 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitje, 5 për mosregjistrim të automjeteve, 4 për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 6 për kalim në të kuqe, 5 për tejkalim i parregullt dhe 48 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ВИДЕО | Проф. д-р Спасов: Школата за политики при Претседателскиот центар цели кон изградба на солидарно и инклузивно општество

Story i radhës

Barcelona tenton transferimin e tre lojtarëve nga Chelsea

Të fundit nga