Gjinovci e ‘godet’ ambasadorin Hill: Jepjani shtetësinë e Serbisë, le të dihet që është komplet me ta!

1 minut lexim

Analisti dhe moderatori, Rron Gjinovci ka reguar pas deklaratës së Ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili shprehi keqardhje për bombardimin e Serbisë nga NATO në vitin 1999.

“E kam përsëritur shumë herë se ne e vlerësojmë Serbinë si mike dhe si partnere dhe varësisht se çfarë vendos Serbia në të ardhmen do ta vlerësonim edhe si aleate, sepse dikur kemi qenë aleate. Unë do të doja të shihja më shumë bashkëpunim ushtarak, por ne nuk mund ta shtyjmë vetëm nga ana jonë. Duhet të jemi të sigurt se edhe Serbia e dëshiron”, ka thënë ambasadori amerikan.

Gjinovci duke e cituar këtë deklaratë të Ambasadorit Hill, ka kërkuar që t’i jepet shtetësia e Serbisë ambasadorit të SHBA-së, pasi siç thotë ai, njerëzit vazhdojnë të mendojnë se është i Amerikës.

“Jepjani shtetësinë e Serbisê le të dihet që është komplet me ta se kshtu njerzt po menojnë që është i Amerikës”, ka shkruar Gjinovci.

Story i mëparshëm

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Story i radhës

Osmani: 2023 të jetë vit i avancimit më të madh të demokracisë dhe ekonomisë tonë

Të fundit nga