Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka mbajtur fjalim në tubimin përmbyllës të partisë, në kuadër të fushatës elektorale.
Ai tha se tri pikat kyçe të fushatës së tyre: siguria, energjia dhe zhvillimi, janë rrugë e ndërtuar nga Ramush Haradinaj, e që nuk ia ndryshon asnjë pikë të vetme.
“Në Prishtinë dhe Kosovë, nuk ia ndërroj asnjë presje të vetme udhërrëfimit tonë për siguri, për energjinë dhe për zhvillim.
Këto nuk janë diçka që e kemi bë sot. E kemi bë me vite e me vite, e kemi pasë kompasin tonë. Nuk e kemi asnjë arsye të vetme me e ndërru sepse është vërtetu që vetëm ne kemi pasë të drejtë.
Kosovës sot i themi: “E keni të pastër përpara jush, të gjithë atë që e kemi dhënë me dekada”” u shpreh Gjini.
Burimi: botasot.info


