Sa i përket ndërtimit të objektit të ri të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë, ministri thotë se presin projektin nga komuna.
“Kam realizuar takime me kryetarin e qytetit të komunës së Kumanovës dhe jemi në koordinim për të përfunduar planin detal dhe planin urbanistik. Në qoftë se projekti arrin gjatë këtij viti, menjëherë ne do të organizojmë të gjitha procedurat për të siguruar operatorin ekonomik për të realizuar projektin e gjimnazit.”,- theksoi ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
Sa i përket krizës energjetike, Shaqiri sqaroi se shkollat janë më të përgatitura se vitet paraprake dhe po bëhen të gjitha koordinimet me Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave, që të sigurohen që shkollat të jenë të hapura edhe gjatë sezonit dimëror. Njoftoi ndërkohë edhe se MASh-i dhe SAShK-u kanë arritur marrëveshje dhe paga e shtatorit për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jetë për 15 për qind më e lartë.